“Drejtësia dhe peshqit e mëdhenj” ishte tema e sotme në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi në News24, ndërsa të ftuar janë kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Luan Rama, deputeti i PD Astrit Patozi si dhe analistët Andi Bushati dhe Fatos Lubonja. Astrit Patozi deklaroi se qeveria është shakatarja kryesore dhe bashkautore e këtyre grabitjeve, pasi kjo nuk është hera e parë që ndodhin grabitje një tilla dhe në të njëjtin vend.
“Qeveria është shakatarja në mos bashkautore në këtë çështje. Kjo do të thotë se edhe ata njerëz që kanë menduar të bëjnë biznes në Shqipëri tremben kur shohin grabitje të tilla. Jemi në një situatë krejtësisht të pazakontë e cila kërkon një shkundje të madhe. Qeveria i ka dëshmuar qytetarëve që është ose e paaftë ose bashkautore në krim. Bankat duhet të jenë sektori më i mbrojtur në vend”, tha Patozi.
Ndërkohë Luan Rama u shpreh se nuk është problemi tek grabitja, por tek mënyra si është grabitur.
“Është në çdo logjike normale të perceptimit, por sfida është alarmante pasi ka ndodhur në të njëjtin pikë dhe orë. Është një tallje nga ky grup. Ti thua se ke sukses me kanabisin, por unë të bëj sfidën dhe ti nuk më kap dot. Kjo sjell një debat të ashpër. Duke qenë anëtar i komisionit të sigurisë kam ngritur shqetësimin për sigurinë. Është një luftë pafund mes krimit dhe shtetit. Nuk kam arsye të mendoj se kjo është një organizim mes bankave me grabitësit. Detyra është për të garantuar transportin e parave. Punonjësit e shoqërive private duhet të monitorohen dhe penalizohen nga autoritetet përkatëse. Nuk e kuptoj çfarë lloj shoqërimi ka bërë policia. Të thuash që është vjedhur 4 herë në të njëjtin vend nuk ta beson njeri. Kjo do të thotë se diçka nuk funksionon” tha Rama. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post