Për grabitjen spektakolare që ndodhi në aeroportin e Rinasit, më 30 qershor të vitit të kaluar strukturat qendrore të hetimit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda kanë mundur të identifikojnë njërin nga autorëve të grabitjes.
Sipas policisë bëhet fjalë për një 37-vjeçar me inicialet A.P dhe ai ka qenë drejtuesi i autoveturës tip “Mercedes Benz” me ngjyrë vishnje që u përdor për grabitjen e të paktën 1 milionë eurove nga një furgon i transportit të vlerave monetare të një kompanie sigurie, e cila ishte kontraktuar nga një banke e nivelit të dytë, shkruan Tv Klan.
Sipas këtij konkluzioni, grupi hetimor ka arritur në baze të gjurmëve të gjetura pas braktisjes së automjetit. Nga policia janë gjetur gjurmët e 37-vjeçarit me iniciale A.P dhe janë zbuluar në parukën që u gjet në afërsi të vendit ku u dogj makina e grabitësve. Ato janë krahasuar me ADN –në e te afërmve të tij dhe në bazë të analizave ka rezultuar se profili i ADN –së përkon me atë të 37–vjeçarit.
Po kështu policia ka dispozicion edhe disa prova të tjera i kane çuar hetuesit tek ai. 37-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi nga hetimet e deritanishme rezulton se ai ka dalë jashtë Shqipërisë dhe gjendet në një vend të Bashkimit Evropian.
Burime të grupit hetimor bënë të ditur për Tv Klan se autoritetet shqiptare kanë njoftuar strukturat partnere në këtë vend, të cilat janë vene në ndjekje të gjurmëve të tij.
Hetuesit kane identifikuar edhe lidhjet e 37-vjeçarit në Shqipëri me perona të tjerë. Edhe këta të fundit janë nën hetim, pasi dyshohet se mes tyre janë edhe dy autorët e tjerë të grabitjes. Hetimet nuk kanë lënë jashtë edhe punonjës të policisë dhe punonjës së agjencisë që kanë përgjegjësinë për sigurinë e aeroportit. Po kështu nën hetim janë edhe tre punonjës të kompanisë ICTS që merret me sigurinë e aeroportit dhe një i kompanisë “Nazer 2000” që transportonte paratë gjenden në burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Njëkohësisht edhe Drejtori i Shërbimeve Aeroportuale është në arrest shtëpie. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post