11:26 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Grabitja spektakolare në afërsi të Rinasit, një nga makinat e grabitësve priti blindin me para, tjetra i ndoqi (SKEMA E PLOTË/VIDEO)

17:46 | 10/02/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Pesë rregullat e transportit të parave me blinda që u shkelën me ”të dyja këmbët” dje (VIDEO)

Kjo është skema e plotë e supergrabitjes së ndodhur dje në rrugën pranë Rinasit. Nga kjo grabije u vudhën 2.7 milionë euro ku persona të armatosur iu dolën para autoblindave të BKT-së që po trasportonin paratë  dhe morën 7 thasë me para. Nisur edhe nga dëshmitë e punonjësve të sigurisë që ndodheshin në 2 autoblindat si dhe nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë, “News24”sjell një skemë të qartë të grabitjes duke nisur që nga autostrada.

Skema:

Mësohet se një prej makinave të grabitësve i ka pritur blindat me para në një rrugë qorre pranë Laknasit, ndërsa makina tjetër me grabitës i ka ndjekur nga pas. Autorët kanë qenë të përgatitur, pasi edhe qitjen ndaj dy mjeteve e kanë bërë me precizion të lartë pa qëllim për të vrarë njerëz. 

Ndërkohë  gazetari Artan Hoxha ka zbuluar disa detaje të tjera. “Këto ngarkesa me para janë të siguruara. Bankat janë të siguruara në kompani shqiptare edhe ato të siguruara jashtë shtetit në kompani më të mëdha. Dy grabitje, ajo që ka ndodhur në 12 korrik të 2015, po afër kthesës së Laknasit, por edhe ajo e ndodhur më 3 dhjetor tek stacioni i trenit, kanë kapur një vlerë prej 5 mln eurosh. Kompania shqiptare që i ka rimbursuar këto banka iu ka paguar 5 mln euro”, tha Hoxha.

Ndërsa gazetarja Klodiana Lala, bazuar në informacionet e prokurorisë ka dhënë detaje për itinerarin që kanë ndjekur grabitësit.

“Kanë qenë 2 makina të grabitësve. Ka qenë një makinë tip xhip, e cila ka qëndruar në një rrugë pa dalje në pritje të blindave. Kur blindat janë afruar, kjo makinë ka dalë dhe ka goditur blindin e parë. Makina e dytë “Chevrolet”, është vënë në ndjekje të autoblindave tek ura e Kasharit. E ka ndjekur paralel. Kur makina e grabitësve të parë iu ka prerë rrugën edhe ajo ka ndaluar. Pastaj ka ndodhur grabitja. Dy grabitësit që kanë qëlluar me armë kanë pasur precizion të saktë sepse nga mënyra ku është qëlluar makina ata nuk kanë patur qëllim të vrasin njeri”, tha Lala. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: GRABIRTJArinasskema
Pas

Reforma në Drejtësi/ Krijohen shtatë seksione të reja hetimore, njësitë “Task Forcë” shkrihen në një

Para

Grabitja në Rinas, Erion Braçe: Kemi një plan të qartë për të rritur masat e sigurisë!

Para
Braçe apel Veliajt: Partizani duhet të luajë në Tiranë!

Grabitja në Rinas, Erion Braçe: Kemi një plan të qartë për të rritur masat e sigurisë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

PD:Monopole dhe korrupsion në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave, 800 inxhinierë pyjesh të papunë, ndërsa tenderat i fitojnë ish-zyrtarë të dënuar për afera të ndryshme

Sulmet ne Iran, ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump

Sulmi i SHBA mbi centralet bërthamore iraniane, OKB mbledhje urgjente

Sulmet amerikane në Iran/ Vjen reagimi i parë nga BE, Kallas: Palët të tërhiqen, të kthehen në tryezën e negociatave

“Duhet dënuar me forcë sulmi”/ Kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, zbardhet letra që Irani i dërgoi OKB-së

Zjarr i madh në vendgrumbullim të paligjshëm mbeturinash në Lezhë/ Tymi pengon qarkullimin në aksin Milot–Shëngjin

Konflikti SHBA-Iran, reagon e alarmuar OKB: Rrezikon të dalë jashtë kontrollit

Zyrtar i NATO-s: tensionet pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit mund të prekin misionin në Irak

Irani dënon sulmet ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore: “Shkelje e Rëndë e Ligjit Ndërkombëtar”

Sulme ajrore në Izrael: Haifa ndër zonat më të goditura nga raketat Iraniane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.