Autoritetet britanike kanë arritur të vënë në pranga dy shqiptarë, të cilët akuzohen për grabitje me armë në zonën Barnet në veri të Londrës.
Sipas medieve britanike, thuhet se dy shqiptarët janë bvënë në pranga pas një hetimi disa mujor, ndërsa gjatë kontrollit u është gjetur edhe një armë zjarri me të cilën ata kryenin grabitjet.
Të arrestuarit janë Fabion Kuçi dhe Azen Dajçi, ndërsa do të përballen me akuzat për grabitje dhe armëmbajtje pa leje. Më tej thuhet se vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në ngjarje.
(B.B/ Faxweb.al)