Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku disa persona të maskuar kanë grabitur me armë një tregtar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:45 të mëngjesit pranë Qytetit të Nxënësve. Personat e maskuar me kapuçë kanë sulmuar një tregtar në tregun ushqimor dhe më pas i kanë marrë lekët e xhiros që kishte në dyqan, si dhe disa steka cigaresh.
Arma ka qenë e mbuluar me një rrobe, ndërkohë që dyshohet nëse ka qenë e vërtetë nëse jo.
Ka qenë vet pronari i biznesit që ka sinjalizuar policinë për rastin. Më pas ai u shoqërua në komisariat për të dhënë dëshminë e tij. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.
Informacion Paraprak
Në zonën e “Tregut ushqimor”, persona të paidentifikuar nën kërcënimin e një sendi në dukje si armë, i kanë vjedhur pronarit të një dyqani 30 steka paketash.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(M.Q/Faxweb.al)