Pasditen e sotme është raportuar për një grabitje me armë në zonën e Valiasit.
Një qytetar në Valias ka lajmëruar policinë ku ka deklaruar se dy persona me makinë dhe të armatosur e kanë grabitur duke i marrë paratë dhe disa sende me vlerë.
Sipas burimeve ka dyshime se ngjarja mund të jetë e sajuar nga qytetari pasi deri tani nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të mjetit apo të autorëve si dhe gjatë deklaratës së tij ai nuk ishte shumë i qartë për vendin apo mënyrën sesi e kanë grabitur.
Lajmi në përditësim….