Principata e Monte Karlos është në gjendje të jashtëzakonshme pasi disa grabitës kanë grabitur dyqanin e famshëm të gjigantit të bizhuterive, “Cartier”.Grabitja është ndër më spektakolaret, ku ka pasur edhe të shtëna me armë, por sa për të shpërqendruar rojet e sigurisë në dyqan.
Një person është plagosur lehtë nga të shtënat, ndërsa ende nuk dihet se sa bizhuteri kanë marrë autorëtn e grabitjes.
Sipas mediave botërore, të paktën një nga grabitësit është plagosur nga policia ndërsa një tjetër arriti të largohej pas grabitjes spektakolare.
Qindra turistë panë të shokuar se si banda nisi të qëllojë me armë brenda tunelit të famshëm ku zhvillohen garat e Formula 1. Teksa shërbimet emergjente shpejtuan për të parë se ç’kishte ndodhur, tre grabitësit nxituan në dyqanin Cartier.
“Kjo ishte ajo që ata u përpoqën të bënin, deri sa ndërhyri një makinë policie. Të paktën një person është plagosur. Ai u arrestua sëbashku me një tjetër të dyshuar. Një i tretë është ende në arrati,” tha një zëdhënës i policisë. (M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post