09:59 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Grabitjet e Rinasit, cilët janë tre autorët e tjerë të shpallur në kërkim, ish-të dënuar në Greqi

09:17 | 27/02/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Pesë rregullat e transportit të parave me blinda që u shkelën me ”të dyja këmbët” dje (VIDEO)

Edhe tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia për vjedhjet e bankave. Sipas policisë tre personat janë ish-të dënuar në Greqi, miq të Admir Muratajt e Klement Çalës dhe janë shpallur në kërkim policor si të dyshuar për grabitjet e ndodhura më 3 dhjetor 2015 dhe 9 shkurt 2017.

Emrat e personave të shpallur në kërkim nuk bëhen të ditur, për shkak se janë ende në proces verifikimi dhe po kërkohen prova konkrete për përfshirjen e tyre në ngjarjet e ndodhura në rrugën Tiranë- Rinas, shkruan një portal online.

 Po kështu edhe për Policinë e Tiranës nuk ishte rastësi përfshirja e disa ish-të dënuarve në Greqi, në dy grabitjet e ndodhura në rrugën e Rinasit. 

Hetimet:

Një analizë e imtësishme është bërë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku duket se janë gjetur elemente shumë të ngjashme të grabitjes së 1 milion eurove në bankën e Larisas, në Greqi, me grabitjen e rreth 7 milionë eurove në dy bankat në Tiranë.

Pasi u analizuan të gjitha elementet e ngjarjeve në Greqi e në Shqipëri, rezultuan thuajse identike sa i përket organizimit, mënyrës për të kryer goditjen, por edhe faktit se “aksioni” i grupit synonte vlera të mëdha monetare, nga 1 milion euro e lart.

Pasi ky grup u largua nga Greqia, atje nuk ndodhi më ndonjë grabitje e përmasave të tilla. Nga ana tjetër, edhe materialet e mbërritura nga autoritetet greke ndihmuan shumë, jo vetëm në zbulimin e grupit, por edhe hetimin e ngjarjeve.

Provat:

Burime nga grupi hetimor thanë dje se, përveç Admir Muratajt (Nikajt), që dyshohet të jetë organizatori kryesor i grabitjeve, emri i të cilit doli që ditën e parë të operacionit “Patriot”, si person i kërkuar, tashmë janë siguruar prova edhe për shokun e tij. Klement Çala, 28 vjeç, nga Elbasani, sipas burimeve është po ashtu organizator i grabitjeve.

Emri i tij figuron në kërkim ndërkombëtar në listën e Interpolit, por për akuza të ngritura nga autoritetet greke. Ndërsa në lidhje me 3 personat e tjerë të shpallur në kërkim policor, nuk ka ende ndonjë provë konkrete për përfshirjen e tyre, por dyshime që sipas Policisë janë ngritur për shkak të miqësisë dhe bashkëpunimit të mëparshëm në krime që ata kanë pasur me Admir Muratajn e Klement Çalën.

Nga ana tjetër, Policia është në kërkim të provave shkencore për grabitjen e tretë që grupi i të arrestuarve e kërkuarve dyshohet të kenë kryer në Tiranë. Grabitjen e bankës së nivelit të dytë, tek ish-Stacioni i Trenit, më 13 shkurt të vitit 2015. Burimet thanë se deri tani ka vetëm prova dytësore që nuk mund të faktojnë përfshirjen e tyre. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: autoret e tjeregrabitjetet
Pas

Si e ‘grabiti’ Organizata Politike protestën e banorëve të Zharrzës (VIDEO)

Para

Çmimet ”Oscars”, veshja e Bleona Qeretit sërish transparente

Para
Çmimet ”Oscars”, veshja e Bleona Qeretit sërish transparente

Çmimet ''Oscars'', veshja e Bleona Qeretit sërish transparente

Discussion about this post

 



Të Fundit

Itali/ Shpërthim në një ndërtesë në Torino, 5 të plagosur! Dy fëmijë në gjendje të rëndë

Procesi për ‘Partizanin’ në GJKKO nis sot, Jamarbër Malltezi: Gjueti shtrigash me urdhër të kryeministrit

Pamje apokaliptike nga Turqia! Flakët dhe zjarri ‘pushtojnë’ tokën dhe qiellin në Izmir

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

Popullsia është përgjysmuar në 30 vite/ Masat që po merr Gjermania lindore në luftë me shpopullimin

Netanyahu: Pas operacioneve në Iran, hapen mundësi për lirimin e pengjeve

Sot takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor në Shkup

Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik

Skaf i vjedhur zbulohet në Sarandë, autoritetet e nxjerrin nga deti

Shqipëria, në fund të rajonit për produktivitetin për orë pune

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.