05:47 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Grabitqarët që vjedhin i solle ti”, Rama debaton ashpër me komentuesin: Edhe 8-vjeçaren ta kanë dhënë me hatër!

20:16 | 22/07/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mos belbëzo për Metën president se vetë e zgjodhe”, si i përgjigjet Rama komentuesit

Kryeministri Edi Rama është futur sërish në debat me ndjekësit e tij në “Facebook”, kjo pas reagimit të tij lidhur me arrestimin e tre tatimorëve që kishin abuzuar me detyrën duke i zhvatur 40 mijë lekë një administratoreje biznesi.

“I MADH E I VOGËL TË NGREMË KRYE NDAJ KËTIJ SOJI

Dje më dërgoi një mesazh një zonjë e torturuar nga këta grabitqarë! Asnjë fjalë tjetër nuk i përcakton dot besnikërisht këta “hetues tatimorë”, të cilët me aktin dhe paraqitjen e tyre të sjellin stomakun në fyt! Këta janë Armiku Publik Nr.1 i popullit shqiptar sot dhe i madh e i vogël, duhet të ngremë krye kudo dhe kurdo na dalin përpara…

I kishin mësyrë në lokal dhe i kishin kërcitur, për herë të dytë, gjobën e paligjshme të rrugaçërisë së tyre. E cila kishte qenë edhe më e kripur se e para. Pas një ngurrimi paraprak në bisedën që patëm, zonja pranoi që t’ia tregonte zyrtarisht Policisë së Shtetit përvojën e saj të hidhur dhe tanimë grabitqarët janë aty ku e kanë vendin.

Nuk do të lodhem së përsërituri shprehjen e bindjes time se ky vend jo vetëm duhet, po mund të shpëtojë njëherë e mirë, nga ky soj i ulët grabitqarësh të paguar me taksat tona, që torturojnë viktima të pafajshme, njollosin gjithë punonjësit e administratës dhe turpërojnë shtetin shqiptar. Kjo bëhet duke ndërtuar koalicionin e madh të bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm, si një domosdoshmëri jetike për shoqërinë sot dhe për Shqipërinë që duam nesër.

Po punojmë papushim për ta pasur gati bashkë me qeverinë e re edhe Platformën online të Bashkëqeverisjes, e për ta filluar ushtrimin e mandatit me çeljen njëkohësisht të regjistrimeve të anëtarëve të koalicionit nga e gjithë Shqipëria, pa dallim bindjesh politike. Kjo s’është punë që bëhet thjesht me sms kryeministrit, po me një presion të papërballueshëm, total, orë e minutë të koalicionit për Shqipërinë aë Duam mbi Armikun Publik Nr.1”, shkruante Rama.

Mirëpo të shumtë kanë qenë ata që kanë reaguar keq ndaj postimit të kryeministrit, mes tyre edhe një djalë i ri i cili i shkruan: “grabitqarët që vjedhin Shqipërinë i ke sjellë ti vetë”.

Mirëpo Rama është future në një debat të gjatë me të, duke  i thënë se duhet të shkojë në shkollë me shqipen që shkruan.

REPLIKAT

Komentuesi: Grabitqaret e tu jan ata ti i ke cuar aty se te shikojn ty ata qe vjedh shqiperine dhe zanatin nga ty e kan

Rama: Po mor Skerdi po sikur te shkoje ne shkolle e te mesoje perpara se te besh analistin dhe te mos humbje kohe duke filmuar cigaret ne kafene, a nuk do ishte me mire per ty si thua?

Komentuesi: Xhaxhi rama te fundit ne shkolle te paret ne jete.. kohen e lir e kaloj sipas menyres time.. dhe per sa pet shkollen e kam mbaruar dhe jemk detyruar te ikim nga shqiperia se nuk jetohet duke punuar me pune 200 milek respekte

Rama: nuk e di cfare shkolle ke mbaruar po me shqipen qe shkruan edhe tetevjecaren ta kane dhene me hater! Ndersa sa per ate i fundit ne shkolle i pari ne jete prit edhe ca dhe do ta provosh vete

Komentuesi:  Mos ik me imagjinate se e le shqiperine te ngelur ne klase por shiko puno dhe hap vende pune… dhe lexoe deri ne fund mesazhin mos e anashkalo sipas deshires tende dhe te komentosh sipas deshires tende por lexo nje te vertet qe e ke katandisur ate vend qe po ikin te gjithe … shpresoj me gjithe zemer te besh dicka dhe te futemi ne europ keto 4 vjet dhe te ndryshohet dicka (D.D/Shuplaka)

Etiketa: edi ramareplika
Pas

Zgjedhjet në PD/ Mbyllet votimi në pjesën më të madhe të degëve, kur nis numërimi

Para

Ndodh edhe kjo në Mat, 40-vjeçari i vë flakën makinës së vet dhe largohet (VIDEO)

Para
Ndodh edhe kjo në Mat, 40-vjeçari i vë flakën makinës së vet dhe largohet (VIDEO)

Ndodh edhe kjo në Mat, 40-vjeçari i vë flakën makinës së vet dhe largohet (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.