05:27 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gramoz Rexhepi-Artan Hoxha tregon arratisjet spektakolare të tij: Në Durrës ktheu xhupin mbrapsht dhe u vesh si OPGJ, ‘’kam shumë fantazi”

17:46 | 10/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gramoz Rexhepi-Artan Hoxha tregon arratisjet spektakolare të tij: Në Durrës ktheu xhupin mbrapsht dhe u vesh si OPGJ, ‘’kam shumë fantazi”

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje lidhur me arratisjet e bujshme që ka kryer nga burgjet 40 vjeçari shqiptar, Gramoz (Dritan) Rexhepi, emri i të cilit është rikthyer në vëmendje, për shkak se dyshohet se është një nga porositësit e vrasjes së Jan Prengës, ndodhur pak javë më parë në zonën e Kamzës.

Hoxha tha se Rexhepi është dyshuar në vendin tonë për vrasjen e dy punonjësve të policisë, qëkur ishte në moshën 18-vjeçare, dhe është arratisur nga ambientet e paraburgimit të policisë në Durrës, duke u shtirur si një oficer i policisë gjyqësore.

Pas kësaj ai largohet drejt Italisë, ku dënohet me 16 vite burg për trafik lëndësh narkotike, dhe më pas arratiset prej aty, kapet sërish në Spanjë, ekstradohet në Belgjikë, nga ku po ashtu arratiset, dhe në fund përfundon duke vuajtur një dënim në Ekuador.

Në një moment gazetari tregon se Rexhepi kishte nisur studimet për drejtësi në Universitetin e Tiranës, por jeta e tij pas arrestimit do të merrte një tjetër kthesë.

“Për njerëzit që e mbajnë mend, unë kam nxjerrë kronika për kanabisin në lumenjtë e Vlorës, flas në kohën kur ishte Fatos Nano kryeministër. Kur kam shkuar në lumin e Vlorës, duke gërmuar, një nga emrat që më ka tërhequr vëmendjen ka qenë Gramoz (Dritan) Rexhepi, që është akuzuar për vrasjen e një efektivi policie.

Është gjykuar dhe dënuar për dy vepra të rënda penale, me burgim të përjetshëm që në moshën 18 vjeçare, më pas i është lënë 25 vite burg, vendim i cili është prishur, dhe do të rigjykohet me ngritjen e Gjykatës së Lartë.

Ngjarja që e vuri atë në qendër të vëmendjes është një arrestim në vitin 2006, në Hotel Tirana, ku kanë qenë me armë pa leje, u tha me të madhe se ishte kapur vrasësi me pagesë i dy policëve. Si pasojë e përlasjes mes dy policive në Tiranë dhe në Durrës, ai u transferua në Durrës, ku pasi u mor në pyetje nga ana e policisë, pa se kishte një problem me derën.

E hapi atë, ktheu xhupin nga ana tjetër, mori një dosje dhe u shtir si oficer i policisë gjyqësore, që nga ajo kohë ai nuk u pa më në Shqipëri, dhe çdo aktivitet që e ka kryer e ka bërë jashtë vendit. Është arrestuar në Hollandë në 2008 për trafik kokaine, dy vite pasi ishte larguar nga Shqipëria, ka bërë tre vite burg në Itali, dhe më pas është arratisur nga burgu prej aty.

Është kapur po në korrik të 2011-tës, tre muaj pasi ishte arratisur nga policia spanjolle, atë natë ishte grabitur një bankë atje, dhe gjatë aksionit është kapur dhe Rexhepi. Mediat spanjolle i kanë veshur dhe pjesën e grabitjes, vetë Rexhepi thotë se nëse ai do të ishte i dyshuar për grabitjen e bankës, nuk do të ishte ekstraduar. Një muaj pas arrestimit ai është ekstraduar në Belgjikë. 

Ai tregon se i punon fantasia, dhe se nuk njeh ndonjë të dënuar që nuk do të arratiset, nëse të tjerët dështojnë ky e plotëson planin. Në Belgjikë ka shfrytëzuar një pjesë të burgut, ku po kryheshin punime, dhe është veshur si një prej punonjësve.

Shfaqet në 2014 më pas në Guaiakil, që është një nga qytetet më të mëdha në Ekuador, bëhet fjalë për një ngarkesë prej 249 kilogramë kokaine. Është njohës i të paktën 5 gjuhëve të huaj, dhe kjo ka bërë që të kalojë sa në një vend në një tjetër”, u shpreh Hoxha.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: gramoz dritan rexhepigramoz rexhepirexhepi arratisjet spektakolare
Pas

“Bosët e vërtetë lëvizin me ‘Smart’ jo me blinda”, Artan Hoxha: Si hyri në polici Dashamir Gjoka me mjet të blinduar

Para

“U rrah nga bandat e ish-kryetarit”, Berisha bën denoncimin ‘bombë’: Rrihet dhe bëhet peshk në dru kryebashkiaku i njohur socialist

Para
“U rrah nga bandat e ish-kryetarit”, Berisha bën denoncimin ‘bombë’: Rrihet dhe bëhet peshk në dru kryebashkiaku i njohur socialist

"U rrah nga bandat e ish-kryetarit", Berisha bën denoncimin 'bombë': Rrihet dhe bëhet peshk në dru kryebashkiaku i njohur socialist

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 424/449 kuti në Vlorë, PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat

Mallakastër/Socialistët festojnë me fishekzjarrë fitoren e thellë në zgjedhje

Pogradeci mbyll numërimin, Partia Socialiste fiton edhe këtë bashki

VIDEO/Mbyllet me brohorima numërimi në Mallakastër, PS fiton bindshëm me 9,000 vota

Mirditë/PD fiton me rezultat të thellë, mban bastionin në veri

Numërohen 183 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 383/587 kuti në Fier! PS kryeson me mbi 37 mijë vota më shumë, forcon mandatin e 12-të

Numërohen 318/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët kryesojnë me mbi 11 mijë vota

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit!

Mbyllet edhe një tjetër bashki, PD fiton me mbi 1400 vota në Mirditë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.