Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka ndërprerë për disa herë me rradhë seancën e sotme në Kuvend.
Nëse herët e tjera pas ndërprerjes Bashën e gjeje live në Facebook, sot kjo nuk ndodhte për shkak se Ruçi kishte kërkuar bllokimin e valëve të internetit në Kuvend.
Ai që nuk gjente dot vend të ulej, ka qenë deputeti i Elbasanit Endri Hasa, i cili dhe më herët ka marrë rolin e menaxhimit të rrjeteve sociale të opozitarëve.
Mungesën e internetit e theksoi dhe Basha, i cili tha se kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës.
“Në shkelje të ligjit, shërbimet e Kuvendit po përdorin çdo 2-3 minuta bllokimin e valëve për përdorimin e internetit”, shkruhet në njoftimin e PD shpërndarë për mediat.
(E.K/FAXWEB.AL)