Disa prej ish-të përndjekurve politikë kanë zhvilluar një protest n ëish-burgun famëkeq të Spaçit kundër zgjedhjes së Gramoz Ruçit në postin e kreut të Kuvendit, por edhe Fatmir Xhafajt si ministër I brendshëm.
Ata janë kundër propozimit të Ramës për Ruçin pasi e konsiderojnë atë si një person që ka lidhje me ngjarjet e e 2 Prillit të Vitit 1991 në Shkodër ku mbetën të vrarë 4 protestues, ndërsa Xhafajn si një ndër hetuesit e regjimit komunist. I pranishëm në protest ishte dhe Tomor Alizoti, ish-kreu i Departamentit të të Përndjekurve.
Kujtojmë q ëish-të përndjekurit kanë paralajmëruar një tjetër protestë në orën 18:00 para godinës së Kuvendit në kohën kur Ruçi do të votohet për kryetar Kuvendi. (B.H/Shuplaka)