Duhet thënë se Gramoz Ruçi është një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të Partisë Socilaiste dhe nuk mungon asnjëherë me deklaratat e tij për zhvillimet politike.
Ai ka qenë sot sërish në Fier dhe nga Libofsha ka deklaruar qëndrimin politik të Partisë Socialiste për zgjedhjet.
Ruçi ështrë shprehur se PS është e gatshme për një koalicion me LSI-në dhe se zgjedhjet do të bëhen pavarësisht qëndrimeve të Partisë Demokratike.
Ai tha se PS e ka shprehur qëndrimin e saj për të vijuar koalicionin me LSI dhe duhet të jetë partia e Metës ajo që të thojë fjalën e saj.
‘E kemi shprehur që duam të jemi në koalicion me LSI-në. Opozita e ka marrë përgjigjen për bojkotin nga Merkel dhe SHBA. PS është e vendosur që të futet në zgjedhje në 18 qershor’’, është shprehur Rucci nga Fieri.
Duhet thënë se akoma nga ana e LSI-së nuk ka një deklarim të qartë për koalicionin dhe opozita vijon t’i qëndrojë tezës së saj se nuk do të ketë zgjedhje me qeverinë Rama. (E.K/SHUPLAKA)
