Kreu u Kuvendit Gramoz Ruçi ka reaguar gjatë seancës së sotme lidhur me kërkesat e mbërritura në adresë të tij nga disa deputetë të grupit parlamentar democrat pas lajmit për largimin nga detyra e kryetares së grupit, Rudina Hajdari.
Ruçi është shprehur se këto kërkesa kanë mbërtritur në adresë të tij, ndëersa ka ftuar anëtarët e grupit parlamentar democrat që të unifikojnë qëndrimet, pasi sipas tij, është e drejta e tyre të zgjedhin kë të duan në krye të grupit.
Sipas Ruçit edhe 5 deputë të pavarur kanë paraqitur kërkesën për t’iu bashkuar grupit Parlamentar Demokrat.
“Nga grupi parlamentar demokrat më kanë ardhur disa njoftime. Së pari më ka ardhur një kërkesë ose njoftim për ndryshime në drejtimin e grupit parlamentar Demokrat që deklarojnë si kryetar grupi Korab Litën.
Nga deputetët të tjerë, Halit Valteri dhe Fatjona Dhimitri më kanë drejtuar shkresë për të më vënë në dijeni se ky vendim nuk është marrë.
Deputeti Murrizi dhe Hajdari konfirmojnë të njëjtën gjë, ndërkohë që kam pesë kërkesa, nga Majlinda Halili, Krenar Rryçi, Vasil Steriovski, Elda Hoti, që deklarojnë pjesëmarrjen e tyre në grupin parlamentar demokrat.
Nga verifikimi që kam bërë kam tre gjëra për të thënë: ju lutem të tre grupeve parlamentare, rregullorja e Kuvendit kërkon që çdo grup parlamentar të rregullojnë rregulloren e tyre, kërkoj të vini në dispozicion të Kuvendit rregulloren përkatëse.
Lidhur me kërkesat janë disa. Riformatoni Grupin Parlamentar zotërinj që keni kërkuar dhe unifikoni qëndrimet sipas rregullores që miratoni dhe është e drejta juaj të caktoni drejtuesin që dëshironi”, tha Ruçi.
Kujtojmë se debate për këtë çështje është hapur pas deklaratës së deputeti democrat, Korab Lita se grupi parlamentar kishte votuar për largimin e Hajdarit nga posti i kryetares dhe zgjedhjes në këtë detyrë të vetë Litës.
Por nuk kaloi shumë dhe kjo deklaratë u përgënjeshtrua nga Hajdari dhe disa deputetë të tjerë, kur thanë se Lita bashkë me 2 deputetë të tjera janë të shtyrë për të përçarë grupin.
(F.GJ/FAXWEB.AL)