Është shkëputur përsëri me 5 minuta pushim seanca e plenare në parlament pas deputetët e PD-së dhe kreu i tyre Luzim Basha kanë bllokuar foltoren. Ruçi ka përjashtuar nga seanca kreun e PD-së Lulzim Bashën pasi sipas tij ka thyer rregulloren.
“Përjashtohet nga seanca Lulzim Basha për thyerje të rregullores”, tha Ruçi.
Më herët Ruçi kërcënoi Bashën se do ta largonte nga parlamenti nëse nuk lironte foltoren për t’u vazhduar seanca.
“Nëse nuk ulesh por do të largohemi nga seanca, do të përjashtohesh, më vjen keq lidershipi. Edhe një herë po jap 5 minuta pushim dhe do jua bëj edhe njëherë paralajmërimin.”, u shpreh Ruçi.
Deputetët e PD-së dhe Basha nuk ulen në karrige t etyre në parlement por ata qëndrojnë në këmbë rreth foltores duke mos lejuar kështu vazhdimin e senacës pasi ata nuk janë dakorot që projektvendimi për Reformës Zgjedhore të disktuohet javën e ardhshme në parlament.
Basha vetëm pak më parë i vuri kusht Ruçit që të mbledhë tani Koferencën e Kryetarëve për të diskutuar edhe njëherë për këtë reformë kaq të rëndësishme.
(J.V/Shuplaka)
Rregullorja e Kuvendit, masa për zbatim të foltores: