Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë zgjedhur Gramoz Ruçin për në postin e kreut të Kuvendit të Shqipërisë. Ruçi ishte kandidati i vetëm në garë. Ndërkohë që PD dhe LSI kanë votuar kundër.
Pro Ruçi për kryetar Kuvendi ishin 80 vota, 40 ishin kundër, 1 e pavlefshme.
Votimi ishte ishte i fshehtë, me fletë. Kundër Ruçit për kryetar Kuvendi jashtë parlamentit kanë protestuar të ish-tëpërndjekurit të cilët e konsiderojnë Ruçin si pjesë të regjimit komunist.
“Mos e votoni Gramoz Ruçi, është kriminel”, kanë bërë thirrje ata ndaj deputetëve.
Për zgjedhjen e Ruçit kishin propozuar kërkesën 55 deputetë të Partisë Socialiste. (B.H/Shuplaka)