Një aksidènt i rèndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Gramshit, ku u raportua se dy gra mbetën të plágosura pasi u përplasën nga një automjet teksa po ecnin anës rrugës.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Trashovicës”, ndërsa dy gratë u dërguan në spitalin e Gramshit, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Mësohet se ato janë Liri Baku 58-vjeçe dhe Dare Rrengu 65-vjeçe dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrèzikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit tip “Benz” që shkaktoi aksidèntin ka qenë 30-vjeçari, Eni Taçi, i cili është shoqëruar në polici për t’u pyetur rreth shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.