Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Drizë të Gramshit, ku një 34-vjeçar, i identifikuar me inicialet E.D., ka sulmuar me sopatë ambulancën e spitalit të Gramshit.
Në momentin e incidentit, brenda mjetit ndodhej ekipi i urgjencës, i cili kishte shkuar për të ndihmuar autorin pas një thirrjeje emergjente.
Mësohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë më parë i shtruar në spitalin psikiatrik të Elbasanit.