Një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në Liqenin e Banjës në 40 metra thellësi. Momentalisht dyshohet për 1 të vdèkur, pasi trupi është parë duke plùskuar mbi ujë.
Burime për faxweb.al bëjnë me dije se në automjet kanë qenë disa persona, ndersa ámbulanca dhe policia janë nisur me urgjènce drejt vendngjarje pasi mund te ketë më shumë jetë të hùmbura.
Paraprakisht raportohet se makina kishte ndaluar në një xhep të rrugës, por në momentin e nisjes nga pakujdesi ka përfunduar në liqen. Njoftimin e policisë e kanë bërë kalimtarë të rastit në fshatin Shushicë. Ende nuk dihet sesa persona te tjere kane qene ne makine.