Policia e Gramshit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin që plagosi me armë zjarri 54-vjeçarin ditën e djeshme në fashitin Gribë.
Mësohet se personi i shpallur në kërkim si autor i ngjarjes është shtetasi me iniciale S.V., i cili është laguar menjëherë pas plagosjes.
Kujtojmë që ditën e djeshme ky person ka qëlluar e armë zjarri në drejtim të 54-vjeçarit T.V., ku dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt banal mes tyre, fatmirësisht 54-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Gribë të Gramshit, ku një shtetas u plagos me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, në bashkëpunim me Specialistët e Hetimit të Krimit ndaj Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar S.V, ku vijon puna për kapjen e tij.
Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në fshatin Gribë, Gramsh , për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin T.V., 54 vjeç dhe është larguar, ku forcat e Policisë po punojnë për kapjen e tij si dhe për gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit.