Mbrëmjen e kaluar një servis i pajisjeve elektroshtëpiake në qytetin e Gramshit është përfshirë nga flakët.
Gazetari Shkelzen Henkoja raporton se nga një vatër zjarri e shfaqur në brendësi të servisit flakët përfshinë në kohë rekord të gjithë ambientin duke u përhapur edhe jashtë tij. Janë shkrumbuar pothuajse gjithçka ndodhej në servis. Paraprakisht nuk janë identifikuar shkaqet dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.