Futbollisti i njohur shqiptarë Granit Xhaka, i cili luan me skuadrën e Arsenalit, është mjaft aktiv dhe në rrjetet sociale.
Mesfushori i “topçinjëve të londrës” muaj më parë kurorëzoi martesën me të dashurën e tij Leonita Lekaj. Me anë të një postimi në Instagram Xhaka ka publikuar disa foto të bashkuara në një të vetme, ku shihet së bashku më bashkëshorten.
Ai ka zgjedhur të pyesi ndjekësit e tij në Instagram se cila ju pëlqen më tëpër. Në fakt zgjedhja duket e vështirë, pasi të gjitha foto përcjellin shumë dashuri dhe janë shkëputur nga momente mjaft të rëndësishme për çiftin. (M.Q/Faxweb)