Kanë hyrë në ditën e 11 të grevës së urisë gratë naftëtare, shëndeti i të cilave tashmë është përkeqësuar më shumë.
Grevistet shprehen se nuk do ta lënë grevën për gjysëm deri sa të marrin pagat e tyre të prapambetura. Ato deklarojnë një zëri se nuk do të dorëzohen deri në realizimin e kushteve të tyre.
Madje u bëjnë thirrje edhe grave politikane si dhe amabasadores amerikane Yuri Kim të shohin gjendjen e tyre dhe të solidarizohen me to.
Një natë më parë njëra prej grevistëve u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, pasi gjendja e saj u përkeqësua. Ajo tashme është dërguar në shtëpi, pasi vendi me lagështirë dhe mungesa e ushqimit kishin rënduar shëndetin e saj.
“Të gjitha grave të pralamentit shqiptare, ambasadores Yuri Kim, të vijnë dhe të na shikojnë këtu. Na mjafton një mbështetje e tyre. Kush na vjen për poltikë le të ike. Të shohë gjendjen tonë shëndetësore. Greva do të vazhdojë deri në vdekje. Ne nuk e lëmë grevën e urisë. Duke fillua nga nesër do të marrim edhe fëmijët. Përderi qeveria nuk po reagon, kemi menduar të sjellim fëmijët këtu.”– thanë gratë për mikrofonin e Fax News. (M.Q/Faxweb.al)