Bëri bujë ditën e djeshme një mendim i artikuluar i Arben Imamit, drejtpërdrejtë në emisionin ”Opinion”, lidhur me gratë që lindin fëmijë dhe janë futur në listën e PD-së si kandidate për deputete.
Dhe sot, ende shumë përsonazhë publikë kanë komentuar këtë deklaratë, teksa Imami po pyetej për listat e PD-së.
“Nuk mund të hiqet Jozefina Topalli nga listat. Ai hoqi Topallin dhe vuri në listë shtëpiake që s’kanë bërë asnjë punë se kanë pjellë nga 3-4 fëmijë”, tha Imami. Dhe sigurisht kjo deklaratë eklipsoi edhe thelbin e debatit për listat dhe dorëheqjen e Lulzim Bashës kërkuar nga Imami dhe Topalli.
Le të hedhim një vështrim të shkurtër se si perceptohet dhe respektohet në botë një grua që ka fëmijë. Jo vetëm respektohet, por merret aktivisht me politikën. Madje ushqejnë me gji edhe fëmijët mes parlamentit.
Në foto është senatorja australiane Larisa Waters që ushqen me gji në parlament vajzën Alia. Në video Unnur Bra Konradsdottir, deputete në parlamentin e Islandës e cila ka ushqyer foshnjën e saj me gji, pikërisht kur mbante një fjalim në Parlament. (V.G/SHUPLAKA)