E ftuar në ditën e sotme me gazetaren Jonida Omeri në studion e Fax News ishte Nora Malaj, sociologe e njohur por edhe eksperte në problemet sociale.
Malaj u ndal të fliste për përfshirjen e grave në jetën publike por edhe atë poltike në vendin tonë.
Malaj theksoi se edhe pse roli i gruas në shoqëri ka ardhur duke u rritur dhe forcuar, por që një raport i fundit i INSTAT paraqet se se rreth 33% e grave të grupmoshës 19-29 vjeç në vendin tonë janë pa arsim dhe punësim përkatës.
Nga ana tjetër ajo tha se duhet të kuptojmë se në përfaqësimin e listave të kandidatëve për këshilla bashkaikë, shohim ende se besimi politik tek gratë nuk është ai besimi i faktorizimit dhe bërjes së politikës.
Gjatë analizës së saj, Malaj u shpreh se edhe pse roli i gruas në politikë ka filluar të jetë më aktiv ka ende një rrugë të gjatë për tu bërë në lidershipin e tyre.
Sakaq, ajo përgëzoi kandidatet që garojnë në 14 maj, duke i uruar sukses në rrugën e tyre politike, ku shprehu bindjen se me kontributin e tyre por edhe zhvillimit social të vendit do të arrihen rezulatate edhe më të mira se këto të tanishme.
Gazetarja: Në këndvështrimin tuaj, sot që flasim sa të përefshira janë gratë në jetën publike por edhe atë politike?
Nora Malaj: Roli i gruas në shoqëri është shumë i rëndësishëm. Më kujtohet në 2002, unë kam qenë kryetare e “shanseve të barabarta’ dhe për herë të parë ne hartuam një ligj, atë të paritetit gjinor, që do të thotë e drejta e gruas për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur, për tu përfaqësuar në politikë, vendimarrje etj. Shpesh ju e keni parë që në krye të lajmeve kur hapet dita kemi lajme për dhunën, varsjen ku dhe një pjesë e mirë e grave janë gjetur viktima të kësaj situate. Nga ana tjetër kur flasim për emancipimin e shoqërisë kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë. Nëse do ti referohemi statistikave të edukimit të vajzave dhe grave ato po na shfaqen shumë mirë, por një statistikë e fundit po na tregon se një fashë e grave nga 18 deri në 29 vjeç nuk janë as të arsimuara, as të punësuara. Këtu ngrihet një pikpyetje shumë e madhe, dhe këtë e thotë edhe INSTAT-i se rreth 33% e këtyre grave janë pa arsim dhe punësim. Nga ana tjetër duhet të kuptojmë se në përfaqësimin e listave të kandidatëve për këshilla bashkaikë, shohim ende se besimi politik tek gratë nuk është ai besimi i faktorizimit dhe bërjes së politikës.
Gazetarja: Referuar statistiakave të tanishme në garën elektorale, pse kaq shumë pak gra në poltikë?
Nora Malaj: Gratë nga natyra e tyre janë më emocionale dhe i thonë gjërat më troç sesa burrat. Politika është arti i kompromisit dhe jo se gratë nuk dinë të bëjnë kompromis sepse në rrafshin e shkencave sociale thuhet se gruaja është interlokutore ose ndërhyrjsa më e mirë e zgjedhjes së konflikteve. Nga ana tjetër elementi dhe hapsira politike në shqipëri është disi agresive për gratë. Ajo shihet sikur nuk ka hapsirë në partinë politikë dhe zgjedhja e tyre shihet si e vështirë jo se ato nuk dëshirojnë të zgjidhen por kanë një kalvar shumë të gjatë përpara.
Gazetarja: Gratë janë faktorë vendimarrës apo përdoren thjeshtë për të plotësuar kutoat gjinore që përcakton ligji?
Nora Malaj: Janë dy momente, momenti i përfaqësimit të grave në politikë si të zgjedhura dhe momentin e zgjedhësve, kur janë gra dhe burra. Në fasha të caktuara, partitë politike i pozicionojnë ato sipas kontekstit. Bota e grave ka luajtur dhe do të luajë rol në vendimarrje dhe shkon ose drejtpërsëdrejti për lidershipin politik ose shkon për individin politik.