13:53 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Gratë shefe në tregti, cilat janë dy qarqet në vend ku ato kryesojnë

11:17 | 02/06/2017
në Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gratë shefe në tregti, cilat janë dy qarqet në vend ku ato kryesojnë

Qarku i Tiranës dhe Lezhës rezultuan me përqendrimin më të madh të ndërmarrjeve të drejtuara nga femrat. Sipas të dhënave të INSTAT femrat zotërojnë 26,8 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej, krahasuar me 31,3 % gjatë vitit 2015.

Në qarkun e Tiranës femrat drejtojnë më shumë se 32 për qind të bizneseve, ndërsa në qarkun e Lezhës 30 për qind e bizneseve drejtoheshin nga femrat më 2016.

Aktiviteti tregtar shënon pjesëmarrjen më të lartë të femrave në vendimmarrje, me 43,5 %.

Ndërmarrjet e drejtuara nga femrat janë kryesisht ndërmarrje me 1- 4 të punësuar, të cilat zënë 92,7 % të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të drejtuara nga femrat.

Megjithatë, femrat drejtojnë 19,2 % të ndërmarrjeve me 50 e më shumë të punësuar nga 20,4 % që drejtonin këtë grup gjatë vitit 2015.

Sipas raportit të Hendekut Global Gjinor nga Forumi Ekonomik Botëror, Shqipëria ka përmirësuar renditjen e saj me 8 vende krahasuar me një vit më parë, duke u listuar 62-a nga 144 vende të cilat janë marrë në konsideratë. Por, renditja vijon të jetë  më keq se në 2006-ën kur Shqipëria renditej në venin e 61.

Ky indeks mbështet në katër shtylla bazë, në pjesëmarrjen në ekonomi, nivelin arsimor, shëndetin dhe pushtetin në politikë, ku në këtë të fundit ka renditjen më të mirë, e 53-a në botë.

Krahasuar me vitet ’90, ku pjesëmarrja e grave në forcën punëtore ishte rreth 53%. Sot ky tregues përllogaritet rreth 55.1%, sipas të dhënave të iNSTAT.

Po sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror, bizneset me pronare femra në rang global  përbëjnë rreth 12.5% të totalit. Ndërsa firmat që drejtueset (menaxheret e larta) i kanë femra janë vetëm  11.7% e totalit.  Në Europë, 1 nga 3 gra ka pozicion drejtues./ Revista Monitor

Etiketa: femratvendimmarrese
Pas

Habit Vuçiç: Koha të bisedojmë për Kushtetutën dhe Kosovën

Para

Basha tregon ARSYEN pse Rama e refuzoi debatin politik live

Para
“Për këtë moment rron ky popull”, pas marrëveshjes Rama-Basha reagojnë figurat e njohura

Basha tregon ARSYEN pse Rama e refuzoi debatin politik live

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Ky parlament ka mbaruar”, Izraeli drejt zgjedhjeve të parakohshme

Vodhi paratë në kishat e fshatit/ shpallet në kërkim 21 vjeçari

Largohet drejtori i Kadastrës së Vlorës, Erjon Galanxhi qëndroi vetëm tre muaj në detyrë

Dy ditë para ndeshjes me Serbinë, sulmuesi i Shqipërisë dërgohet në spital

KAS merr vendimin, vendos rinumërim të plotë të votave në Tiranë

Incizoi fshehurazi mjetet e Policisë dhe zbuloi identitetin e zyrtarit të AKI-së, dënohet me 5 vite burgim agjenti i BIA-s në Kosovë

Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri, BE të veprojë për të ndalur regresin në rrugën drejt integrimit

Mblidhen në Shqipëri kryetarët e Gjykatave të Larta të Europës Qendrore dhe Lindore! Të pranishëm edhe gjyqtarë nga SHBA

“Gjë të mençur nuk do thuash”/ Spiropali përplaset me Nokën, demokrati bllokon foltore, kryeparlamentarja e përjashton nga seanca

Albana Vokshi në Kuvend: Zgjedhjet ishin një farsë, EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.