Gratë shtatzëna duhet të kenë kujdes nga ushqimet e shpejta, si gjërat e skuqura, të thata, apo edhe ëmbëlsira të tejmbushura. KJo sepse ato janë të rrezikuara nga lindjet e parakohshme, shkruan Health.com.
Në bazë të disa kërkimeve shkencore 50 përqind e grave që kanë një dietë të varfër në kohën kur ato janë shtatzënë lindin me vështirësi duke pasur dhe probleme shëndesore, që I çon në një lindje të përshpejtuar.
Stdudiuesit kanë analizuar mbi 300 femra australiane mbi ushqimin e tyre dhe se çfarë hanë përpara lindjes dhe kanë arritur në këto përfundime. Duke mos marrë rekomandime tek dietologët ata mund të shkaktojnë dëme për të cilat nuk janë të vetëdijshme. (B.H/Shuplaka)