11:46 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Green Card” në SHBA, Shqipëria e para në Europë në raport me popullsinë në dekadën e fundit

11:47 | 05/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Green Card” në SHBA, Shqipëria e para në Europë në raport me popullsinë në dekadën e fundit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vijojnë të mbeten vendi i ëndrrave të mijërave shqiptarëve, që nuk heqin dorë vit pas viti nga lotaria që të mundëson të fillosh një jetë të re në kontinentin e largët. Shifrat tregojnë se shqiptarët shënojnë rekord në Europë për marrjen e lejeve të përhershme të banimit (green card) në dekadën e fundit, në raport me popullsinë.

Instituti i Politikave të Migrimit në SHBA ka përditësuar të dhënat për  fluksin e lejeve të reja të përhershme të banimit (green card) për të gjithë vendet e botës, nga periudha 1999-2015. Për Shqipërinë, që nga viti 1999 kanë marrë gjithsej leje të përhershme të banimit 77,618 persona, ku numri më i lartë është shënuar në vitin 2006, me 7,916 persona dhe më i ulëti në 2003-n, me 3,362.  Pas vitit 2013 shihet se ka sërish një rritje të numrit të shqiptarëve që kanë marrë ‘green card’, për të arritur në 4,653 në 2015-n.

Instituti i Politikave të Migrimit sqaron se të dhënat përfshijnë personat që kanë marrë leje ligjore të përhershme të banimit në vitin e dhënë fiskal, pavarësisht nga data aktuale e mbërritjes së tyre.

Monitor ka përpunuar të dhënat e  Institutit të Politikave të Migrimit për dekadën e fundit (2005-2015) për të gjitha shtetet e Europës. Nga të dhënat e përpunuara rezulton se në një dekadë, kanë marrë Green Card në SHBA rreth 54 mijë shqiptarë, duke u renditur në vlerë absolute në vend të gjashtë, pas Mbretërisë së Bashkuar, Ukrainës, Federatës Ruse, Polonisë dhe Gjermanisë.

Por, duke pasur parasysh që shtetet e sipërpërmendura kanë një popullsi shumë herë më të lartë sesa të Shqipërisë, vendi ynë mban rekord në numrin e Green Card të përfituara në dekadën e fundit, në raport me madhësinë relative. Përfituesit shqiptarë të lejeve të përhershme të qëndrimit në shtetin e ëndrrave në gjithë dekadën e fundit përbënin 1.85% të totalit të popullsisë, që kishte Shqipëria në 2015-n. Kjo përqindje është shumë më e lartë sesa e vendit të dytë që renditen pas nesh,  atij të Bosnjë Hercegovinës, me 0.7%. Bosnja ka pasur një fluks të lartë të marrjes së Green Card deri në vitin 2005, kur shteti boshnjak po merrte veten nga pasojat e luftës shkatërrimtare, më pas kërkesa ka rënë, për të arritur në vetëm 860 në 2015-n.

Në rajon Shqipëria kryeson dukshëm për numrin e green card që merren çdo vit. Në 2015-n maqedonasit morën 1060 lekë, malazezët 251, serbët 866, shtetasit nga Kosova 814./monitor

 

 

Pas

Nëse këto dy shenja horoskopi bëhen bashkë, askush nuk mund t’i ndajë

Para

E rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, nuk i jepnin paratë e pagës, tenton të vetëdigjet

Para
Tiranë/ Masat për rritjen e sigurisë në rrugë, pezullohen 25 leje drejtimi, bllokohen 7 automjete, dy persona në pranga

E rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, nuk i jepnin paratë e pagës, tenton të vetëdigjet

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Hakerat Sulmojnë Faqen Zyrtare të Bashkisë së Tiranës – ‘Homeland Justice’ Publikon Mesazhin”

“Tension në Ukrainë: Grup Prej 50 Personash sulmojnë Priftërinj dhe Besimtarë në një Katedrale”

“Alarmi i Macron: Rafale Po Thërret –Është Koha të Sigurojmë Evropën!”

Publikohet videoja e arrestimeve në megaoperacionin “Blloku 33”

Zbardhen emrat e 25 të arrestuarve në megaoperacionin “Blloku 33” /Të dyshuar për shitje droge në lokalet e natës në Tiranë

Tiranë/ Finalizohet megaoperacioni “Blloku 33”, goditen disa grupe kriminale që shpërndanin drogë në lokalet e natës – 25 të arrestuar, 8 të shpallur në kërkim

Durrës/ Përndiqte një 23-vjeçare dhe familjarët e saj, arrestohet 35-vjeçari

Durrës/ Vijon operacioni “Plazhi i lirë”: Lirohen hapësira të zëna në mënyrë të paligjshme në Currila, procedohen 2 shtetas

Orban paralajmëron: Rënia e qeverisë iraniane do të shkaktonte destabilitet në Lindjen e Mesme

Tregu i fondeve të investimit në rritje: Mbi 67 miliardë lekë asete dhe 40 mijë investitorë në tremujorin e parë të 2025-s

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.