Djali i madh i kryeministrit Rama, Gregor Rama feston sot ditëlindjen dhe mbush 29 vjeç.
Në këtë ditë të veçantë Gregori ka postuar një foto të vetes në të cilën i ka shtuar disa vite, shoqëruar me një shkrim.
“Lindur në këtë datë, 29 vite më parë”, shkruan Gregori mirëpo vëmendjen e ka marrë ngjashmëria shumë e madhe që ka me të atin.
Gregu jo vetëm i ngjan shumë të atit në pamje, por edhe në talent. Rama ka pasion pikturën ndërsa Gregori fotografinë.
Pesë vjet më parë, Gregu hapi një ekspozitë të artit fotografik, e cila u prit me kuriozitet të madh nga mediat dhe publiku.