Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për mediat para takimit me të dërguarin special të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Sipas Thacit, vizita e Grenell është e mirëpritur në ëktë kohë, dhe se marrëveshja për linjën ajrore Prishtinë-Beograd është meritë e presidentit amerikan, Donald Trump.
“Atë që të tjerët nuk arritën ta bëjnë e bëri Grenell dhe SHBA’ja”, tha Thaçi.
“Roli i amerikanëve është i pazëvendësueshëm. Roli i Trump do të jetë vendimtar në marrëveshjen finale me Serbinë”
Tutje Thaçi foli edhe përformimin e qeverisë së re të vendit.
“Unë kam nominuar kandidatin për kryeministër me kërkesën e tij, kryetari i partisë së parë ka, tash u mbetet atyre që të krijojnë qeverinë”, tha ai.
Tutje Thaçi tregoi arsyen e vizitës së Grenell.
“Vizita e Grenell është ekskluzivisht për dialogun Kosovë-Serbi, jo për politika lokale. Do diskutojmë për dialogun dhe çështjet me rëndësi jetike për vendin. Përsëri e theksoj se në lidershipin e presidentit Trump do ia arrijmë” , shtoi presidenti.