13:09 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Greqia e sigurtë: Do ta mbyllim shumë shpejt çështjen për ujërat territoriale, zgjerohemi me 12 milje në detin Jon

12:38 | 25/08/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Greqia e sigurtë: Do ta mbyllim shumë shpejt çështjen për ujërat territoriale, zgjerohemi me 12 milje në detin Jon

Pas ndarjes së kufirit detar me Italinë dhe Egjiptin, Greqia thotë se do të mbyllë shumë shpejt edhe çështjen e ujërave territoriale me Shqipërinë, duke u zgjeruar në detin Jon me 12 milje.

Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias gjatë një dëgjese në komisionet parlamentare, ku kryediplomati ishte thirrur për të shpjeguar marrëveshjet me Italinë dhe me Egjiptin.

Për marrëveshjen e nënshkruar me palën italiane opozita greke nuk ka kundërshti, por vlerëson si të nxituar dhe kundër interesave greke marrëveshjen e arritur me Egjiptin. Por, Dendias hodhi poshtë këto akuza duke deklaruar se të dyja marrëveshjet janë të drejta dhe në interes të të gjitha palëve.

Një marrëveshje të ngjashme ai sinjalizoi se do të arrihet shumë shpejt edhe me Shqipërinë. Kryediplomati grek nuk ka dhënë më shumë detaje se në çfarë faze janë bisedimet me Shqipërinë dhe as metodologjia që do të përdoret.

Por, gjasat janë që pala greke dhe ajo shqiptare të firmosin paktin e arritur mes dy ish-ministrave të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias. Pak muaj para se të largoheshin nga kjo detyrë në vjeshtë-dimrin e 2018-ës, (i pari i shkarkuar dhe i dyti i dorëhequr) dy diplomatët patën deklaruar se kishin arritur marrëveshjen.

Kotzias deklaronte se Greqia do të zgjerohej me 12 milje në Detin Jon, ndërsa Ditmir Bushati sqaronte se kufiri detar ndahej sipas parimit të barazlargësisë. Por, ekspertët paralajmëronin se me këtë parim do të përfitonte Greqia nëse merreshin si pikë nisje e përcaktimit të kufirit ishujt e pabanueshëm të Diapontit në veri-perëndim të Korfuzit.

Mediat greke shkruanin në 2018 se Athina këmbëngulte që barazlargësia nga ana e saj në këtë pjesë të llogaritej prej këtyre ishujve të vegjël dhe jo nga Korfuzi. Nëse do të ndodhë e kundërta, Athina i trembet krijimit të një precedenti që mund të përdoret nga Turqia në rastin e ishullit të Kastelorizos.

Në të shkuarën, deklaratat e palës greke për zgjerimin e sovranitetit detar në Detin Jon dhe Detin Egje me 12 milje nuk janë pritur mirë në Ankara. Kjo e fundit ka paralajmëruar se një akt i tillë do të bëhej precedent për luftë.

Në vjeshtë të 2018, kur ministri i Jashtëm turk, Mevult Caushoglu vizitonte Tiranën, temë e diskutimit me Ditmir Bushatin, sipas mediave në Ankara, ka qenë edhe marrëveshjaa e kufirit me Greqinë. Nga mënyra sesi rrodhën ngjarjet më vonë mund të hamendësohet se Turqia nuk ka qenë dakord me këtë marrëveshje, që në këndvështrimin e saj i jep Greqisë një precedent të fortë për ta përdorur në ndarjen e kufijve detarë me Turqinë në Mesdheun Lindor.

Pas

“Do jetë mizore”, dalin detaje për drejtimin e motrës së Kim Jong Un si lidere e Koresë së Veriut

Para

FOTO/ Të përqafuar duke shijuar plazhet lumore, Andi Bushati shfaqet me partneren e tij për pushime, Baton Haxhiu i baltosur merr rreze

Para
FOTO/ Të përqafuar duke shijuar plazhet lumore, Andi Bushati shfaqet me partneren e tij për pushime, Baton Haxhiu i baltosur merr rreze

FOTO/ Të përqafuar duke shijuar plazhet lumore, Andi Bushati shfaqet me partneren e tij për pushime, Baton Haxhiu i baltosur merr rreze

Discussion about this post

 



Të Fundit

Policia e Kukësit procedon tre shtetas për vepra të ndryshme penale

Kurban Bajrami, myftiu Tërnava: Ditë gëzimi, por edhe reflektimi si shoqëri

Sherri me armë zjarri mes fqinjëve në Rrogozhinë! Vetëdorëzohet në polici autori, çifti i bashkëshortëve u plagos pas konfliktit me komshiun

Myslimanët nëpër botë kremtojnë Kurban Bajramin: Lutjet në Gaza te xhamia e shkatërruar

I dënuar nga autoritetet italiane, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për plagosje, kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 42-vjeçari.

“Të dy kanë pasion për gratë e bukura dhe të reja”, çfarë janë “dosjet Epstein” që Musk i quajti një “bombë” kundër Trump-it

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë dhe Gledis Nano

Korçë – Serë procedimesh penale për drejtim pa leje, dhunë në familje, vjedhje, kanosje dhe shkelje në fushën ekonomike

Gjenerali amerikan Alexus Grynkewich emërohet Komandant Suprem i NATO-s

Shiste kokainë në Kamëz dhe Valias, arrestohet 25-vjeçari! Dikur i arrestuar për pengmarrjeShiste kokainë në Kamëz dhe Valias, arrestohet 25-vjeçari! Dikur i arrestuar për pengmarrje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.