Një i ri shqiptar 32 vjeç ka gjetur vdekjen rrugës për në spital në Greqi ndërsa u shoqërua me autoambulancë nga Liguria për në spitalin Nafplio, pasi kishte shfaqur shenja të njëjta me koronavirusin.
Por mjekët grekë u shprehën se shqiptari humbi jetën për shkak të encefalitit (inflamacion i trurit) dhe se nuk rezultoi të ishte i prekur nga virusi i rrezikshëm.