Një autobus i linjës Shqipëri-Greqi është përfshirë nga flakët shtetin helen. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Isthmo, në Korinth.
Autobuzi është djegur plotësisht dhe ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 6 pasdite në Istmos të Korinthit, raporton media NewPost.
Pasagjerët që udhëtonin me të nuk ishin brenda autobusit kur ai u përfshi nga flakët. Policia greke deri tani ka raportuar se ka vetëm dëme materiale.
Sipas dëshmitarëve flakët kanë ardhur nga motori. Për të shuar zjarrin kanë shkuar dy zjarrëfikëse me 6 punonjës.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post