Ka arritur në 20 numri i p[ersonave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Greqi ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 743. 20 vdekjet nga koronavirusi në Greqi u raportuan nga Sotiris Tsiodras.
Në 24 orët e fundit rastet e reja – të konfirmuara janë 48 dhe çështjet totale 743. Aktualisht, 134 qytetarë janë në spital, 60% e të cilëve janë burra, raporton Kathimerini, transmeton Faxweb.al.
Nga 134 pacientë të shtruar në spital, 45 janë intubuar në ICU, me një moshë mesatare 69 vjeç. Të gjithë kanë sëmundje themelore ndërsa mosha mesatare e 20 viktimave që vdiqën është 75 vjeç.
(F.GJ/FAXWEB.AL)