Një grua e moshuar ka humbur jetën dhe dy të tjera janë shpallur të humbura si pasojë e ciklonit Ianos që ka goditur Greqinë.
Mediat vendase raportojne se viktima është një grua nga qyteti i Farsala, ndërkohë dy gra të tjera rezultojnë të zhddukura në Karditsa.
Moti i keq ka shkaktuar probleme të mëdha në pjesë të ndryshime të vendit, ndërkohë që tashme stuhia është transferuar në Evia dhe ishujt e Egjeut, ndërsa një front i dytë, qe duket më i vogël, ka prekur pjesen e Parnassos.
Sipas ERT, fshatrat janë bllokuar, urat janë përmbytur nga ujërat e vrullshëm dhe lumi Kalemtzis ka dalë nga shtrati. Qindra hektarë me të korra janë shkatërruar, me nivelin e ujit që në disa fshatra ka arritur në gjysmë metri.
Dëmi është shumë i madh në të gjithë rajonin. Guvernatori i Thesalisë tashmë ka njoftuar se ai i ka kërkuar qeverisë qendrore që të shpallë rajonin një gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa ka qindra qytetarë të tjerë që kërkojnë ndihmë nga Departamenti i Emergjencave.
Për shkak të fenomeneve të rrezikshme të motit që janë në progres në shumë zona të Greqisë, që nga nata e 17 Shtatorit 2020, Shërbimi Zjarrfikës ka marrë 2450 thirrje për ndihmë dhe pompa uji, kryesisht: në jug, në Greqinë Perëndimore, në Sterea Greqia dhe Thesalia dhe disa prej tyre janë në proces, ndërsa 619 shpëtime janë kryer deri më tani.
Në të njëjtën kohë, Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile këshillon qytetarët që të jenë veçanërisht të kujdesshëm, duke pasur kujdes që të marrin masa për t’u mbrojtur nga rreziqet që vijnë nga shfaqja e fenomeneve të motit të rëndë.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe në raste emergjente, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve kompetente.