Kryeministri grek Aleksis Tsipras gjatë një vizitë në Ministrinë e Shëndetësisë i ka hapur rrugën importit të barnave të aprovuara dhe të produkteve të kanabisit për përdorim mjekësor.
Ai i është referuar legalizimit të kanabisit mjekësor si një iniciativë që do të ketë rezultate pozitive si në aspektin e trajtimit mjekësor të sëmundjeve, ashtu dhe në atë të investimeve.
Tsipras tha se ky vendim lejon futjen ne vend te barnave farmaceutike me bazë kanabisin që përdoren për rastet që kanë provuar dobi klinike për një shumëllojshmëri të sëmundjeve të tilla si dhimbje kronike, dhimbje neuropatike, çrregullime të aparatit tretës për shkak të kimioterapisë, anoreksise , etj.
Zbatimi i këtij vendimi kërkon një numër procedurash të tjera administrative, të cilat do të ndihmojnë që pacientet të kenë akses të drejtpërdrejtë dhe pa humbur kohë tek këto lloj barnash. (S.SH/Shuplaka)