Ish deputeti i PD, Aldo Bumçi ka ngritur disa pyetje për kryeministrin Edi Rama sa i përket çështjes së “Detit” pas deklaratës së kryeministrit grek se do të zgjerohet ujërat territorial me 12 milje. Në një intervistë për Fax News, Bumçi u shpreh se Rama ka krijuar një situatë që nuk i qaset dot më.
“Thotë që me marrëveshjen e vitit 2009, shqiptarët humbën qindra milje vijë detare përkundrejt Greqisë. Ti duhet të na tregosh që i ke fituar këto, por nuk tregoi dot asgjë. Pra krijoi një situatë që nuk i qasesh dot më, se e ke bombarduar kaq shumë opinionin publik se këtu ka ndodhur tradhti, ku kishim një marrëveshje të bazuar mbi marrëdhënien e detit ku të dy palët ishin në një situatë fituese dhe krijove një gjendje që nuk i qasesh dot më.
Çfarë bëre kur erdhe në qeveri? Shumë mirë, ne gabuam. Le të supozojmë kështu, përse nuk e rregullove ti?”, u shpreh Bumçi.
Ish deputeti nuk harroi ti jepte disa këshilla Ramës se çfarë duhet të bëjë nëse vërtetë Greqia ka vepruar në mënyrë të njëanshme për zgjerimin e ujërave territorialë duke i thënë:
“The që ke një marrëveshje që nuk e bëre publike kurrë. Ne u njohëm nga pala greke që ka arritur një marrëveshje. Tani na thuhet që Greqia ka vepruar në mënyrë të njëanshme. Nëse është e vërtetë, atëherë duhet të kërkojë informacion dhe të informojë shtetin grek dhe OKB se ne nuk jemi dakord. Ky nuk e bën këtë.
Atëherë më thoni që ky njeri që e kundërshtoi, e çoi në Gjykatë Kushtetuese dhe tashmë është një vendim që e respektojnë të gjitha palët. Përse nuk propozon një marrëveshje të re që të fitonte ato qindra km që kanë humbur? Gënjeshtër. Përfitim politik që helmoi marrëdhëniet dhe sot ke këtë situatë.”(A.M/Faxweb.al)