I ftuar në ‘Fax News’, ish-ministri i jashtëm Kastriot Islami ka deklaruar se kryeministri Rama me naivitetin dhe paaftësinë e tij i përkeqësoi marrëdhëniet me Greqinë gjatë qeverisjes së tij. Islami tha se ai e nisi me mendjemadhësi, naivitet por tregoi edhe paaftësi në politikën e jashme, ndërsa tani nuk përmend as çështjen Çame dhe u detyrua të firmoste për varrezat e ushtarëve grekë, pra e nisi aty ku e kishte lënë qeveria e kalur, deklaroi ai.
Islami tha se ai tani po e kuptin se kjo mënyrë të vepruarit nuk të çon larg dhe ka ulur tonet pasi nga ana e Greqisë u bë e qartë se vota nuk do të ishte pro për hapjen e negociatave nëse nuk respektohej minoriteti grek.
Në lidhje me dhënien e nështetësisë nga ana e presidentit Meta për kryepeshkopin Janullatos Islami tha se ishte një akt i duhur edhe pse i vonuar, duke shtuar se ky akt heq edhe dyshimet se Janullatos nuk po ndërton një kishë autoqefale.
“Shqipëria me Greqinë janë dy vende që kanë mjaft ura lidhëse mes tyre, miqësia mes dy popujve, ka një minoritet grek që është faktor lidhjeje, dhe shqiptarët në Greqi. Natyrisht në procesin e integrimit Greqia është munduar të japë ndihmë të konsiderueshme për Shqipërinë. Ky është bazameti i këtyre marrëdhënieve, të rëndësishme.
Por ka dhe problem.Çdo qeveri që ka ardhur e ka përcaktuar Greqinë si partner dhe në këtë kuptim është mundur të zgjidhë dhe problemet, ligji i luftës, kufiri, varrezat, shkollimi ka qenë më përpara, cështja Çame. Cështja e Janullatosit nuk është cështje mes palëve, ai është pranuar për të ndërtuar kishën autoqefale dhe ai ka kërkuar ta ketë nështetësinë se do ti lehtësonte punën por nuk është një cështje e madhe. Është një akt i vonuar por që heq shumë dyshime pasi ka pasur dyshime që kryepeshkopi nuk do të ndërtojë një kishë autoqefale shqiptare. Ai ka deklaruar se shumë shpejt pasardhësi do të jetë shqiptarë”, tha ai.
Cështja Çame?
“Rama e nisi politikën e jashtme me njëfarë mëndjemadhësie por edhe me naivitet dhe paaftësi. Ngriti me të madhe cështjn came që nuk e përmend, ndërsa la menjëanë varrezat dhe tani detyrohet ti firmosë, pra nuk u tregua realist. Rama me atë që bëri në Himarë me kishën apo me pronat ,i vendosi marrëdhëniet në gjendje të acaruar, por pas ca kohëve e kuptoi që kjo lloj sjelljeje nuk të çon larg, deri sa Greqia i dha mesazhin që nuk dë jeptë votën për në BE”, u shpreh Islami. (B.H/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=88FzklRLGH0&feature=youtu.be