Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Me homologun grek Hoti ka biseduar për zhvillimet politike në vend, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave. Hoti ka shkruar se Kosova se i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, prej kohwsh.
“Roli mbështetës i Greqisë për Kosovën është tepër i rëndësishëm, ngaqë është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, organizata këto që Kosova aspiron të jetë pjesë e tyre”, ka shkruar Hoti në Facebook.