15:39 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Greqia lehtëson procedurat e nështetësisë, kush përfiton (Rregullat e reja)

10:13 | 07/03/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Greqia lehtëson procedurat e nështetësisë, kush përfiton (Rregullat e reja)

Greqia ka përmirësuar kuadrin ligjor për dhënien e nënshtetësisë, duke nxjerrë rregulla të reja që sipas ministrit të Brendshëm Panos Skurletis u japin mundësinë mijëra emigrantëve që ta marrin atë.

“Duam me qëndrimin tonë të dërgojmë mesazhet e duhura në të gjithë botën kundër ksenofobisë dhe racizmit. Duam t’i japim shanse të gjithëve, pavarësisht origjinës së tyre.

Po përmirësojmë kuadrin ligjor për dhënien e nënshtetësisë.Vendosëm dhënien e mundësisë për fëmijët e lindur në vend, por që për arsye të ndryshme nuk përfitonin, si u jepet mundësia edhe shumë të tjerëve të marrin nënshtetësinë”, tha ministri i Brendshëm grek.

Sipas Skurletis ndryshimi do të haset dhe në mënyrën e intervistimit të kandidatit. Do të jetë një procedurë e thjeshtuar, ku do të evidentohen personat  që do të integrohen në shoqërinë greke.

Ministri i Brendshëm tha se po bëhen ndryshimet e duhura ligjore, për të mundësuar dhënien e nënshtetësisë tek:

personat që kanë mbi 12 vite që qëndrojnë në Greqi,

grupmoshat mbi 65 vjeç,

personat me aftësi të kufizuar,

pjesëtarët e komunitetit rom të lindur në Greqi.

Sipas ministrisë së Punëve të Brendshme greke, në Greqi jetojnë 850 mijë emigrantë.

Statistikat tregojnë se 174.394 nënshtetësi janë dhënë në 2011-2017.

93 për qind e përfituesve të nënshtetësisë janë nga Shqipëria.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: kush perfitonnenshtetesia grekerregullat e reja
Pas

VIDEO/ Rrëzimi i avionit u mori jetën 71 personave, fjalët e fundit të pilotit rus: Kaq ishte, jemi të vdekur!

Para

Ish-kryeministri po kurohet në Gjermani, këshilltari tregon si është gjendja e Isa Mustafës

Para
Ish-kryeministri po kurohet në Gjermani, këshilltari tregon si është gjendja e Isa Mustafës

Ish-kryeministri po kurohet në Gjermani, këshilltari tregon si është gjendja e Isa Mustafës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Anesti jetoi në heshtje, vdiq në dhimbje- Kryeplaku: E qëlluan në syrin tim, nuk kishte më jetë në shtëpinë e tij

Kina i jep mbështetje konferencës së OKB-së për Palestinën në përpjekje për të promovuar zgjidhjen me dy shtete

49 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit të pasagjerëve në Rusi

USAID-i nuk gjen prova se Hamasi ka vjedhur ndihmën e financuar nga SHBA-ja

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, policia publikon planin e masave, ja rrugët që do të bllokohen

Fier/ Zbulohet parcelë me 190 bimë kanabis në Çipllakë, arrestohet 41-vjeçari që i kishte kultivuar

Gjirokastër/ I preu rrugën dhe u përplas me autoambulancën që transportonte pacientin e sëmurë te ‘Ura e Kardhiqit’, arrestohet shoferi 66-vjeçar

Izraeli arreston Myftiun e Madh të Jerusalemit, Mohammad Hussein

Sherri mes turistëve italianë në Sarandë, dy grupet përleshen dhunshëm në mes të kalimtarëve

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria mbi 48 mijë euro pa i deklaruar, e pëson 54-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.