Greqia ka shtyrë datën e hapjes së kufijve për shkak të masave ndaj koronavirusit. Media greke Skai.gr raporton se edhe 2 javë, kufiri me Shqipërinë do të jetë i mbyllur, së bashku me atë të Maqedonisë së Veriut.
Të vetmit që do të lejohen të hyjnë janë vetëm kategoritë e paracaktuara me test tamponi negativ ndaj COVID-19 me vete si dhe aplikimin PFL. Zëvendës ministri Nikos Hardalias doli në një deklaratë duke theksuar se fluturimi edhe për kategoritë e caktuara të lejuara do të ketë kontrolle paraprake për gjendjen e tyre me apo pa COVID-19.
“Në fakt, deri më 19 shtator, kontrollet paraprake do të kryhen mbi pasagjerët e fluturimeve nga Suedia, Belgjika, Bullgaria, Rumania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Malta, Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Spanja.
Lidhur me kufijtë tokësorë të vendit, kufizimet e hyrjes për shtetasit e vendeve të caktuara të huaja shtyhen deri më 11 shtator, si dhe kufizimet në lidhje (me rrugë, tragete dhe ajrore) me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, u shpreh Hardalias.(A.M/Faxweb.al)