18:13 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Greqia u jep emigrantëve “OK”-in për të ardhur në zgjedhje, ja afatet që lejohen

14:45 | 20/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Greqia u jep emigrantëve “OK”-in për të ardhur në zgjedhje, ja afatet që lejohen

Ministria greke e Punës ka njoftuar se nuk do të penalizojë emigrantët shqiptarë që marrin asistencë sociale nëse do të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Qarkorja, e cila lejon emigrantët shqiptarë të lëvizin drejt vendlindjes me rastin e votimeve, iu shpërnda gjithë zyrave të asistencës sociale në vend. 

Në qarkore thuhet se afati i lëvizjes do të jetë për 5 ditë, duke filluar nga e premtja, datë 23 qershor. Ky afat është i vlefshëm deri të martën më datë 27 qershor. 

Jashtë këtij afati rikthenen sanksionet dhe penalizimet sipas procedurave normale të shkeljes së afateve të parashikuara në ligj, sqarojnë burime nga kjo ministri. 

Emigrantët shqiptarë duhet të bëjnë kujdes, pasi lëvizja lejohet vetëm për pikat kufitare me Shqipërinë dhe vetëm në afatet e përcaktuara prej kësaj ministrie. 

Sipas ligjit grek, asistenca iu pritet të gjithë shtetasve grekë e të huaj që udhëtojnë jashtë vendit pa një arsye të veçantë si shëndetësore, vdekje, etj. 

Çdo person që merr asistencë duhet të njoftojë më parë autoritetet vendase me shkrim dhe të marrë një leje të posaçme me afat kohor të përcaktuar. 

Leja e posaçme iu mundësua emigrantëve shqiptarë, mbas interesimit të shprehur nga Ministria e Jashtme shqiptare, por edhe qëndrimit të kahershëm të Greqisë për mospengimin e lëvizjes në raste zgjedhjesh në vendet fqinje. 

Për sezonin e pushimeve, kjo ministri njoftoi se do të japë sërish një leje tjetër, afatet e së cilës do t’i njoftojë gjatë muajit korrik.

Etiketa: emigrantetgreqiavotimet
Pas

Mirela Karabina kallëzon penalisht 5 drejtorë shkollash dhe 5 përgjegjës të Zyrave Arsimore

Para

Aktorja Hajrie Rondo sërish në gjendje të rëndë, i nënshtrohet një operacioni në kokë

Para
Aktorja Hajrie Rondo sërish në gjendje të rëndë, i nënshtrohet një operacioni në kokë

Aktorja Hajrie Rondo sërish në gjendje të rëndë, i nënshtrohet një operacioni në kokë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin

Shembja e dy urave hekurudhore, Rusia akuzon Ukrainën për “akte terrorizmi”

Besa Shahini shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës

PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri

I dënuar për krime kundër njerëzimit, ish-udhëheqësi ushtarak i serbëve të Bosnjës Ratko Mlladiç kërkon lirimin nga burgu!

Elbasan, 3 automjete përfshihen në aksident rrugor. Raportohet për disa të plagosur

Ankimimet e PD dhe Nisma Shqipëria Bëhet, KAS shtyn seancat e shqyrtimit

Albin Kurti refuzon çdo emër tjetër për kryetarin e Kuvendit të Kosovës: Ne e kemi dhënë propozimin tonë

Jurgen Çika – Kampion i Ringut, Frymëzim i Së Ardhmes

Bëhet zyrtare, Inzaghi largohet nga Interi, gati trajneri i ri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.