Vazhdon greva e urisë e banorëve të fshatit Zharrëz në Fier, ndërsa mbrëmjen e sotme një prej grevistëve, Renato Pëllumbi, është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit.
Lajmi është konfirmuar nga grevistet e urisë dhe kryeadministratori i njësisë Zharrëz, Arben Semanjaku. Ndërsa edhe grevistët e tjerë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, shkruan portali
“alb365”.
Grevistet janë futur në ditën e pestë të grevës urisë dhe nuk tërhiqen nga greva pa u plotësuar kushtet e tyre. Ata kërkojnë dëmshpërblim nga kompania “Bankers Petrolium”, e cila sipas tyre, me shpërthimet në puset e naftës, ka dëmtuar banesat e tyre. (A.R/SHUPLAKA)