12:28 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Grevisti i nxjerr të palarat qeverisë: Qeveritarët na takuan fshehtazi, na bënë presion, dhe i çonin sms…

14:06 | 21/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Grevisti i nxjerr të palarat qeverisë: Qeveritarët na takuan fshehtazi, na bënë presion, dhe i çonin sms…

Naftëtarët e Ballshit ndodhen sot në ditën e 5 të grevës së urisë, ndërsa kanë nisur tentativat e para nga ana e qeverisë  për ti bërë ata që të ndryshojnë mendje.

Njëri prej grevistëve ka treguar për gazetaren e Fax News Remzi Harizaj është shprehur se ka pasur një takim me kreun e grupit parlamentar në PS Taulant Balla si dhe me zëvendësministrin e Energjitikës Ilir Bejtja.

Harizaj ka treguar se Balla dhe zv.ministri iu kanë kërkuar që të heqin dorë nga greva, me premtimin se deri të hënën do tiu hidhen 3 nga 5 rrogat e prapambetura.

Ajo që e bën dhe më të rëndë situatën, është fakti se Balla dhe zv.ministri kanë ushtruar presion në drejtim të grevistëve, në një kohë që ishin në komunikime të vazhdueshme me sms me përfaqësuesit e firmës që ka çuar drejt rrënimit Uzinën e Ballshit.

“Gjendja shëndetësore nuk është e mirë, për shkak dhe temperaturave që kanë rënë , por do të qendrojmë të fortë derisa të marrim të drejtën tonë.

Kryetari i Bashkisë na mundësoi një takim me Taulant Ballën dhe zv.ministrin Ilir Bejtja, por në takim u folën gjëra që nuk ishin fare në interesin tonë.

Na thanë që të ndërprisnim grevën, do u kalojmë një pagë për sot, të dielën mos bëni tubim, dhe të hënën do iu kalojmë dy paga të tjera thanë. Gjatë kohës që bëheshin këto biseda në tavolinë, zv.ministri iu çonte sms  drejtuesve të kompanisë që janë përgjegjës për situatën tonë.

Kjo nuk mund të bëhet me komunikime në celular, njëri të jetë në Uzinë dhe tjetri të jetë në Tiranë.

Na thoshin që kompania kishte shkuar për të kërkuar para, njësoj siç bëri kryeministri pas tërmetit, që iu kërkonte ndihma të huajve.

Unë i dëgjiva se çfarë thanë ata, dhe nuk kishte asgjë konkrete, unë i thashë Ballës: ”qyteti i Ballshit po ikën në greminë, dhe ju me zotin Rama mund të ndërroni drejtimin e timonit”, dhe ai gjithmonë insistonte që ne të hiqnim dorë nga greva, dhe në fund na tha, rrini në grevë po mos dilni në media, ishin fjalë shumë provokuese ato që na thanë.

Policia na lajëmroi sot se nuk mund të dalim në tubim që të kërkojmë të drejtën tonë, pra s’kemi ne të drejtë që të kërkojmë lekët tona! Rruga jonë është të vazhdojmë grevën, do protestojmë me mjete demokratike në qytet.

Në të gjithë qytetin kemi bërë thirrje që të dalim në protestë të dielën, pasi dhe biznesi është i lidhur me uzinën, është një vend që nuk do ti dihet më pas as emri. Protesta do të zhvillohet të dielën në orën 10 e gjysmë, edhe pse nuk na jep leje policia.

Edhe ne nuk na ka marrë leje pronari, kur na ka lënë fëmijët oa Vit të Ri, nuk do tiu shtrijmë dorën atyre që të protestojmë në qytet”, u shpreh Remzi Harizaj.

Kujtojmë se prej 5 ditësh 10 punonjës së Rafinerisë së Naftës në Ballsh, janë futur në grevë urie, ku kërkojnë marrjen e 5 pagave të prapambetura, dhe nisjen e punës si normalisht në uzinë, që është burim kryesor i të ardhurave për të gjithë zonën e Ballshit.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: naftetaret e ballshit
Pas

Zef Deda tregon incidentin e natës së parë të martesës: “U tmerrova, dikush me hyri në shtrat”

Para

Na iku edhe një: Moderatori shqiptar bëhet pjesë e televizionit italian

Para
Na iku edhe një: Moderatori shqiptar bëhet pjesë e televizionit italian

Na iku edhe një: Moderatori shqiptar bëhet pjesë e televizionit italian

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon numërimi në Këlcyrë, tjetër fitore për socialistët, udhëheqin me 1702 vota

Rinis 1 orë me vonesë procesi i numërimit në Vasil Shanto

Numërohen 39.2% e kutive të votimit në vend, PS kryeson me 83 mandate, PD 51 mandate. PSD forcë e tretë politike

Numërohen 130 nga 275 kuti në qarkun e Beratit/ PS siguron 5 mandate, PD 2

Shkodër/Arrestohen babë e bir për shitje kanabisi në qytet

Ndërpritet numërimi i votave në Fier, do fillojë nesër

Alimehmeti dhe Tabaku të preferuarit e demokratëve në Njësinë 10, nga PS kryesojnë Xhafaj dhe Braçe

Mbyllet numërimi i votave në Skrapar, PS fiton bindshëm

Votat preferenciale në Vorë, kush kryeson nga PS dhe PD (EMRAT)

Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.