12:00 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Grida Duma: Farmacitë shesin ilaçe të skaduara, ku është Ministria e Shëndetësisë?

23:39 | 10/12/2016
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Grida Duma: Farmacitë shesin ilaçe të skaduara, ku është Ministria e Shëndetësisë?

Disa ditë më parë Kryeministri deklaroi se ishte më i pakënaquri nga qeverisja e tij, sot sekretarja për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratke Grida Duma, replikon duke denoncuar faktin se farmacitë shqiptare vazhdojnë të shesin ilaçe të skaduara.

Duma shkruan, se ky shqetësim është raportuar nga shumë pacientë, pasi disa produkte farmaceutike shiten pa “bar code-t” përkatëse, që vërtetojnë çertifikimin e tyre në lidhje me skadencën.

Leponex , Amoxicilina, Enalapril dhe Atenolol janë disa nga ilaçet që shiten pa “bar cod”, sipas Dumës.

Ajo thekson se Leponex është një ilaç që përdoret për sëmundjet mendore, e madje individët që kanë nevojë për të nëse është i skaduar mund të shkaktojnë edhe tragjedi, krime sociale.

 “Të afërmit e përdoruesve i janë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe i kanë thënë që këtë ilaç farmacitë tona e kanë edhe pa “bar code”, (ndërsa bar code i cili çertifikon produktin është në çdo konfeksion patatinash në supermarket). Asnjë përgjigje nga Ministria, askush nuk ka pranuar t’i presë e t’i ballafaqojë! Ky lloj ilaçi është e pamundur të blihet jashtë vendit sepse kërkohet receta e mjekut që e njeh farmacisti jashtë Shqipërisë. E të sëmurët tonë e marrin të skaduar gjë që në këtë rast provohet që në etiketë nga mungesa e elementit të çertifikimit.”, shkruan sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun.

Sipas Dumës, risi e skandalit është se së fundmi është hequr plotësisht vitamina D që është e domosdoshme për profilaksinë ndaj raketizmit, pra fëmijët që lindin raketikë nuk munden më të kenë as mjekim vitaminoz nga lista e rimbursimeve. Mjafton të shikohet lista e 2015 dhe lista e 2017 dhe duket qartë që mungon.

“Zot bëje realitet të ishte përrallë; por nuk është!”, shprehet Duma në njoftimin e saj.

ilac1 ilac2 ilac3

Etiketa: ilace te skaduaraskandal
Pas

Emocione në “Kënga Magjike”, Arilena i’a dedikon çmimin Ergi Dinit

Para

Momenti i shpërthimit të fuqishëm në Stamboll, të rinjtë ndërpresin muzikën (VIDEO)

Para
Momenti i shpërthimit të fuqishëm në Stamboll, të rinjtë ndërpresin muzikën (VIDEO)

Momenti i shpërthimit të fuqishëm në Stamboll, të rinjtë ndërpresin muzikën (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia nis sulmin masiv, vriten katër persona dhe shkatërrohen ndërtesa banimi

Zjarr në një ndërtesë 13-katëshe në Turqi, humbin jetën një grua dhe tre fëmijë

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

Plagosje edhe në Sarandë! Sherr mes të rinjve, dhunë dhe përplasje makinash

Të shtëna me armë në Kavajë, fqinji qëllon drejt çiftit të bashkëshortëve! Shkak një konflikt (EMRAT)

Futën në Shqipëri medikamente të paautorizuara, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 shtetasit nga Kosova

Organizata Botërore e Shëndetësisë i bën thirrje izraelit: Mbroni dy spitalet e fundit funksionale në Gaza

Ukraina godet me dron një hotel në Zaporozhia të Rusisë

Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë për shpërndarje droge, sekuestrohen kokainë, armë të ftohta dhe para të përfituara nga aktiviteti kriminal

Festivali i Arkitektëve, Rama: Shqipëria sot prodhon më shumë arkitekturë se sa e gjithë Europa bashkë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.