Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri Ariel Tejada nuk ka kursyer një darkë për vipat dhe blogeret e njohura shqiptare. Armina Mevlani, Sara Hoxha, Lori Hoxha, Anxhelina Hadërgjonaj, Era Istrefi, e shumë të tjera darkuan në restoranitn e shef Renatos ku u njohën edhe më mirë me Tejadën.
22-vjeçari me origjinë nga Santo Domingo, sot është ndër njerëzit më të famshëm në fushën e “make up-it”. Të gjithë sot e njohin si “make up” artistin e familjes së famshme Kardashian & Jenner dhe tashmë ai ka ardhur në vendin tonë për të sjellë sado pak profesionalizmin e tij.
Sipas “Revista Who” Ariel ndodhet në Shqipëri për të sjellë një Masterclass për make-up, përmes të cilit do të rrëfejë edhe shumë sekrete të profesionit. (J.V/Shuplaka)