10:09 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gripi, Ministria e Shëndetësisë urdhëron mbylljen e shkollave dhe çerdheve, ja kur rinisin

10:01 | 03/01/2017
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
0
Gripi, Ministria e Shëndetësisë urdhëron mbylljen e shkollave dhe çerdheve, ja kur rinisin

Minitria e Shëndetësisë ka urdhëruar mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të arsimit parauniversitar në datat 4, 5, 6, 7 Janar 2017, për shkak të situatës gripale që ka prekur vendin. Në këtë mënyrë ato do të rihapen të hënën e datës 9 Janar. 

ISHP ka dhënë disa rekomandime të posaçme për higjenën dhe kontrollin e infeksioneve, distancimin social, vaksinimin dhe masa të tjera të kujdesit shëndetësor

Gjatë javës së fundit, numri i qytetarëve të paraqitur në qendrat shëndetësore për shkak të përhapjes së virusit të gripit në Shqipëri vazhdon të jetë në rritje, ndërkohë që prej tre ditësh, vendi po përballet me kushtet e motit me temperatura shumë të ulëta, të cilat do të vazhdojnë edhe disa ditë, duke krijuar kushte të favorshme për përhapjen e mëtejshme të virusit.

Me qëllim kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit të gripit në vend për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet infektive që kanë impakt në shëndetin e saj, Ministria e Shëndetësisë, në bazë të nenit 7, pika 4 (masa të veçanta) të Ligjit 15/2016 (“Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”), sipas udhëzimeve kombëtare, të përgatitura nga Instituti i Shëndetit Publik, ka urdhëruar sot më datë 03.01.2017, mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të arsimit parauniversitar në datat 4, 5, 6, 7 Janar 2017.

Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik rekomandon masat e mëposhtme për parandalimin, kufizimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive nga përhapja e virusit të gripit:

Masa të higjenës dhe kontrollit të infeksioneve

– Mbulimi i gojës dhe hundës me shami (mundësisht letre) gjatë kollitjes dhe teshtitjes e cila të hidhet menjëherë në koshin e mbeturinave.

– Të teshtitet apo kollitet duke përdorur gropëzën e bërrylit si mburojë.

– Të mos pështyhet në tokë.

– Larja e menjëhershme, dhe sa më shpesh, e duarve me ujë të rrjedhshëm dhe sapun. ose pastrimi i tyre ato me alkool apo dezinfektantë.

– Mënjanimi i prekjes së syve, hundës dhe gojës.

– Përdorimi i maskave gjatë kollitjes apo teshtitjes, apo në mjedise të mbyllura ku ka grumbullim masiv të njerëzve për një kohë të gjatë.

Masa të distancimit social

– Mënjanimi i kontaktit të ngushtë me njerëzit të cilët janë të sëmurë, pra çdo i sëmurë duhet të mbajë distancë nga të tjerët për ti mbrojtur ata.

– Qëndrimi në shtëpi për çdo të sëmurë.

– Njëkohësisht, në këtë sezon gripi, duhe të përpiqemi të kufizojmë sa më shumë  takimet dhe grumbullimet.

Vaksinimi

– Mjeti më i mirë për të parandaluar gripin është vaksinimi.

– Ministria e Shëndetësisë pas rekomandimeve të grupit të ekspertëve dhe ISHP po kryen falas vaksinimin e punonjësve shëndetësorë si grup i rëndësishëm risku.

– Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP kanë siguruar 93 250 doza vaksinë kundër gripit, të parakualifikuar nga OBSH.

– Kjo vaksinë po shpërndahet në të gjitha DRSH/DSHP-të sipas një plani të përgatitur nga ISHP dhe më pas shpërndahet në qendrat shëndetësore dhe aplikohet falas për të gjithë personat, kryesisht si më poshtë:
       – Persona të moshuar mbi 60 vjeç;
       – Persona që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare;
       – Persona që vuajnë nga diabeti;
       – Persona që vuajnë nga sëmundje obstruktive të aparatit respirator;
       – Persona që vuajnë nga astma bronkiale;
       – Persona me sëmundje kronike të veshkave, apo sëmundje kronike të tjera (hepatike etj.);
       – Persona me sëmundje tumorale;
       – Persona obezë;
       – Gra shtatëzëna;
       – Personel shëndetësor.

– ISHP rekomandon vaksinimin gjatë të gjithë këtij sezoni të gripit, për të mbrojtur çdo person nga gripi dhe për të parandaluar format e rënda të gripit sidomos tek personat e sipërpërmendur.

Masa të tjera të kujdesit shëndetësor

– ISHP rekomandon trajtimin me medikamente antivirale për gripin me rekomandimin e mjekut, kryesisht në mjediset spitalore, pasi këto medikamente lehtësojnë shenjat e gripit, kufizojnë kohën e sëmundjes me 1 ose 2 ditë, dhe parandalojnë komplikacionet e gripit si pneumonitë, sidomos në personat që bëjnë pjesë në grupet e përmendura më lart.

– ISHP rekomandon trajtimin simptomatik të gripit sipas rekomandimeve të mjekut.

– Të mos neglizhohet asnjë shenjë e gripit por sidomos vështirësia në frymëmarje e cila kërkon oksigjenim dhe kujdes shëndetësor të menjëhershëm so dhe të funksionojë menjehere sistemi i referimit për kujdes spitalor sipas nevojës.

– Gjatë këtij sezoni të gripit përpiquni të menaxhoni stresin, konsumoni sa më shumë lëngje, fruta dhe sidomos ushqime të shëndetëshme dhe përpiquni të jeni fizikisht aktivë. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: cerdheshkolla
Pas

Obama me Michelen dhe vajzat, fotot e fundit në Air Force One pas kthimit nga pushimet

Para

Vret veten në banesë, 62-vjeçari u lë një letër familjarëve

Para
Vret veten në banesë, 62-vjeçari u lë një letër familjarëve

Vret veten në banesë, 62-vjeçari u lë një letër familjarëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kamza i jep fund numërimit të votave, Partia Demokratike kryeson me shumicë votash! Ja sa është diferenca me PS

Përfundon numërimi në Qarkun e Elbasanit, si paraqitet rezultati

Me 205.500 lekë dhe 525 euro me vete/ Blerje votash në Kukës, arrestohet një person, shpallet në kërkim kryeplaku i fshatit Lusen

Mbyllet përfundimisht numërim i kutive të votimit në Dibër! Diferencë e thellë votash mes socialistëve dhe demokratëve

Përfundon numërimi në qarkun e Beratit/ PS siguron 5 mandate, ja sa merr Partia Demokratike

PD fiton në Kukës, 8000 vota më shumë se PS! Kush janë dy deputetët e parë që sigurojnë karrige në Kuvend/ Nis numërimi i kandidatëve

Përfundon numërimi i votave në Gjirokastër! Sa është diferenca mes PS dhe PD

Përfundon numërimi në Lezhë/ PD del forcë e parë, diferencë prej 1899 votash me PS

Zjarr në një banesë në fshatin Rrilë(VIDEO)

Korçë, PD tjetër humbje/ “Madhështorët”, një mandat më pak

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.