Merkatoja e transferimeve këtë vit mund të sjellë lëvizje të mëdha. Për momentin lojtari më i përfolur është sulmuesi i Atletiko Madrid Antua Grizman.
Skuadrat që po e kërkojnë janë të shumta ,por ka qenë vetë lojtari i cili në një intervistë për median franceze “Quotidien” ka deklaruar se sezonin e ardhshëm me shumë mundësi do të jetë pjesë e ekipit të Murinjos, Manchester Junajtid.
Ai ka thënë se brënda dy javësh do ta bëjë zgjedhjen e tij, e cila me shumë mundësi do të jetë skuadra angleze e Manchester.
“Shanset janë 60 %. Unë do të bëj zgjedhjen time brenda dy javësh”, ka deklaruar lojtari i Atletikos. (B.H/Shuplaka)