Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora tha se ka kërkuar falje për piramidat.
Ai tha se kishte mundësi të mbante karrigen e tij, por nuk mund ta bënte këtë sepse nuk kishte moralin.
Sali Berisha: Kam kërkuar të falur për piramidat, 20 herë, por kam bërë edhe tjetrën, kur Fatos Nano doli dhe u tha se do u kthejë një qindarkë u thashë se nuk kthej asnjë qindarkë. Borxhi është i vjetër sa njeriu dhe një borxh që nuk e ke marrë nuk e njeh kurrë.
I qëndrova kësaj sepse nuk gjeja moral që të mblidhja ty paret e tua, taksat e tua unë, dhe ti jepja këtij tjetrit që i kishte futur në piramida. Unë nuk mund ta bëja këtë.
I kisha të gjitha mekanizmat për të mbajtur karrigen time dhe për të paguar një nga një. Nuk kisha moralin për ta bërë një gjë të tillë dhe nuk e bëra dhe e mori pushtetin Fatos Nano.