Një gropë dy metra e thellë në një kryqëzim në Kamëz, në rrugën Derjan është kthyer në makth banorët aty. Një qytetar është ankuar se kjo gropë është një rrezik i madh për shumë njerëz, sidomos për ata që nuk e dinë se këtu po punohet, shkuan Jeta Osh Qejf.Sipas raportuesit, gropa është e thellë 2 metra dhe është burim aksidentesh, pasi ka mungesë sinjalesh që njoftojnë rrezikun e udhëtarëve.
“Përshëndetje JOQ! Kjo gropa ndodhet në Kamëz, në hyrje të rrugës Derjan dhe është hapur nga firma që po bën ujësjellësin e ri, por përveç barrierave plastike dhe shiritave, s’ka vënë asnjë sinjal rreziku. Ndodhet në një kryqëzim dhe për shkak të errësirës vetëm kur të afrohesh afër e dallon. Për të shmangur ndonjë tragjedi tjetër si ajo e Vlorës, ju lutem publikoje në mënyrë që autoritetet përkatëse apo Bashkia Kamëz të marrë masat. Gropa ka një thellësi mbi 2 m. Ka rreth 5 ditë. Nuk e di nëse duket shumë qartë, por përbën shumë rrezik. Pasi vetëm ata që banojnë aty e dinë që është kjo gropë. Shumë veta mezi kanë manovruar. S’e di nëse ju duket interesante për ta publikuar, por është burim aksidentesh. Dhe për çfarë, disa tabela rreziku, që firma nënkontraktore e ka detyrim ligjor për plotësimin e kushteve të sigurisë. Faleminderit”, shkruan qytetari. (J.V/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”889″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]